Kokalari për gratë e politikës: Topalli nuk më flet, Monikën e dua, Grida e bukur por i mungon thelbi

4 May 2022, 17:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kokalari për gratë e politikës: Topalli nuk më flet,

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari ka folur në lidhje me gratë kryesore të politikës shqiptare dhe marrëdhëniet që ka me to. 

Kokalari ka treguar se Jozefina Topalli nuk i flet dhe se as në Kuvendin e PD nuk e ka përshëndetur, ndërsa për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin tha se e pëlqen se është shumë agresive dhe e “ftohtë”.

Në lidhje me Grida Dumën, Kokalari tha se është e bukur, por që i mungon thelbi.

“Topalli…Mua nuk më përshëndet, dhe më kanë thënë…njëherë që e kam përshëndetur unë, dhe në kongres kaloi me nxitim. Po e them publikisht se më ka bërë përshtypje. Pastaj erdhi dhe u ul pas meje dhe zonjës Berisha që të ishte e inkuadruar në televizion, por s’më përshëndeti.

Spiropali…nuk e di, nuk më thotë asgjë. Vetëm që bëjmë shaka se është një fotograf në rrjetet sociale që i hedh vetëm fotot e kësaj. Monikën e dua, sepse është shumë agresive, i futet diçkaje dhe e bën. Është një njeri shumë fleksible, mund të flasës për çfarëdolloj teme. Monika është shumë chill.

Grida është e bukur dhe ka pasur potencialin që të bëhet një nga figurat më të forta, por i mungon thelbi” tha Kokalari për “Abc news”.


Video