Rikthehet në vëmendje Reforma Zgjedhore, Damian Gjiknuri takon ambasadorin e OSBE

4 May 2022, 18:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rikthehet në vëmendje Reforma Zgjedhore, Damian Gjiknuri takon

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim në selinë rozë me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.

Gjiknuri bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, se gjatë takimit kanë diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.

“Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco me të cilin diskutova mbi procesin e reformës zgjedhore, nevojën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në vend”, shkruan Damian Gjiknuri.

Kujtojmë se pak kohë më parë edhe Komisioneri Shtetëro i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ju bëri apel palëve politike që të ulen në tryezë për reformën zgjedhore dhe të mos e lënë atë për në minutën e fundit.


Video