Sondazhi: A duhet të tërhiqet Berisha nga politika dhe a e sjell dot ai PD në pushtet?

5 May 2022, 22:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sondazhi: A duhet të tërhiqet Berisha nga politika dhe a e sjell dot
Sali Berisha

Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika.

Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Partinë Demokratike, situata përmbyset.

Sondazhi: A duhet të tërhiqet Berisha nga politika dhe a e sjell dot

Tre nga pesë votues të djathtë (63,2%) mendojnë se Berisha nuk duhet të tërhiqet nga politika.

Vetëm një në tre votues të PD-së (30,8%) është dakord që Berisha të tërhiqet përfundimisht nga politika.

Më shumë se gjysma e shqiptarëve (53,8%) mendojnë se PD nuk vjen më në pushtet me Berishën në krye.

Sondazhi: A duhet të tërhiqet Berisha nga politika dhe a e sjell dot

Një në tre shqiptarë (33,8%) mendojnë se Berisha mund ta sjellë sërish në pushtet PD-në.

Mes qytetarëve që në zgjedhjet e fundit votuan PD-në, mbizotëron mendimi se demokratët vijnë në pushtet me Berishën.

Tre në pesë (60,9%) votues të djathtë mendojnë se Berisha e sjell PD-në në pushtet. Më pak se një në tre votues të djathtë (27,8%) nuk e beson këtë.

Sondazhi: A duhet të tërhiqet Berisha nga politika dhe a e sjell dot

Më shumë se 65% e votuesve të PD mendojnë se Berisha do fitojë zgjedhjet për kryetar të PD-së. Vetëm 16% e tyre mendojnë se garën mund ta fitojë një kandidat tjetër.

Sondazhi: A duhet të tërhiqet Berisha nga politika dhe a e sjell dot

50% e votuesve të djathtë do zgjidhnin Berishën kryetar partie nëse do kishin mundësi të votonin. Vetëm 7,4% e tyre do zgjidhnin ish-kryetarin Lulzim Basha.

Sondazhi: A duhet të tërhiqet Berisha nga politika dhe a e sjell dot

Gjetjet janë të Barometrit ne Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë.

 



Video