Ju ngul thikën dy personave tek një lokal në Astir, arrestohet 41-vjeçari

6 May 2022, 15:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ju ngul thikën dy personave tek një lokal në Astir, arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për plagosje ndaj dy personave. Në pranga është vënë shtetasi B. Gj., banues në Vorë.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas ka plagosur me thikë shtetasit E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në një lokal në rrugën "Teodor Keko" në zonën e Astirit.

41-vjeçari akuzohet për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". Fatmirësisht, dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video