
Pasi një prej rrugëve të New York-ut mori emrin "Fan Noli", një tjetër pritet që shumë shpejt të mbajë emrin "Skënderbeu". Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj pas takimit me kryebashkiakun e New York-ut, Eric Adams.
Veliaj shprehet tejet i emocionuar nga vendimi i bashkisë së New York-ut, teksa kryebashkiakun Adams e konsideron si një mik të mirë.
“I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams!
Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort – është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm.
Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” – shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë”, shkruan Veliaj në një postim në rrjetet sociale.