EMRI+VIDEO/ I drejton pistoletën lodër recepsionistes, tentohet të grabitet spitali i Gjirokastrës

7 May 2022, 19:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI+VIDEO/ I drejton pistoletën lodër recepsionistes, tentohet

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka tentuar të vjedhë një shumë parash në recepsionin e spitalit të këtij qyteti. Në pranga është vënë shtetasi Armand Risti, banues në Gjirokastër. Ai akuzohet për veprën penale "Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë".

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, 34-vjeçari i ka drejtuar një pistoletë lodër recepsionistes për t'i marrë paratë. Sendi plastik është sekuestruar në cilësinë e provës materiale

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Video