Tmerri i bizneseve të Tiranës, goditet banda e adoleshentëve hajdutë

7 May 2022, 18:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tmerri i bizneseve të Tiranës, goditet banda e adoleshentëve

Tre adoleshentë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Walkers”, pasi akuzohen për tetë raste vjedhjesh të bizneseve të ndryshme në kryeqytet.

Bëhet fjalë për shtetasit . M., 14 vjeç, E. B., 14 vjeç dhe D. M., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë. Mbi ta rëndon akuza e veprës penale "Vjedhja".

"Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajve të fundit, kryesisht gjatë natës, kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Tiranës." thuhet në njoftimin e policisë.

8 rastet e vjedhjeve të dokumentuara:

*Më datë 06.01.2022, në rrugën "Todi Shkurti", dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në biznesin e shtetasit Q. I.;

*Më datë 05.02.2022, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte në biznesin e shtetases E. K.;

*Më datë 08.02.2022, në rrugën "Jorgjia Truja", dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit E. Gj.;

*Më datë 18.02.2022, në rrugën "Luigj Gurakuqi", dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L.;

*Më datë 28.04.2022, në bulevardin "Bajram Curri", dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit B. D.;

*Po më datë 28.04.2022, në rrugën "Ali Demi", dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë e shtetasit Xh. H.;

*Më datë 04.05.2022, në rrugën "Asim Zeneli", dyshohet se kanë vjedhur disa dokumente dhe një shumë parash, në një farmaci;

*Më datë 06.05.2022, në rrugën "Arben Broci", dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit E. Gj.

Prokuroria po vijon hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video