Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Tre persona janë arrestuar nga policia kufitare e Morinës, pasi ju është gjetur drogë gjatë hyrjes për në Republikën e Shqipërisë. Në pranga janë vënë shtetasit SH.D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
Ata po udhëton me një automjet tip "Audi". Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit Sh. D., uniformat blu kanë gjetur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Droga është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celulare.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.