Gazetari amerikan pozon para dyqanit të veçantë në Kosovë

8 May 2022, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazetari amerikan pozon para dyqanit të veçantë në

Gazetari amerikan, Benjamin Butterworth ka postuar një fotografi në rrjetin social Twitter para një dyqani me veshje në Prishtinë i cili është emëruar me emrin ‘Hillary’.

Buterworth ka thënë se në kryeqytetin e Kosovës, dyqani ‘Hillary’ shet kopje të fustaneve dhe pantallonave të veshura nga Hillary Clinton.

“Përshëndetje nga Hillary, një dyqan në kryeqytetin e Kosovës që shet vetëm kopje të fustaneve dhe pantallonave të veshura nga@HillaryClinton”, shkroi gazetari amerikan.


Video