Një burrë hidhet nga kati i pestë i pallatit në Fier, ndërron jetë në vend

9 May 2022, 08:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një burrë hidhet nga kati i pestë i pallatit në Fier,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku një 60 vjeçar është hedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka ndërruar jetë në vend.

Policia bën me dije se viktima është N.K, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 06:15, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi N. K., 60 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 


Video