Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Në Shqipëri është shënuar viktima e parë pas shumë javësh nga koronavirusi.
Viktima është një qytetar nga Përmeti 75 vjeç.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit një person ka humbur jetën, ndërsa nga 735 testime kanë rezultuar pozitivë 25 qytetarë.
Rastet pozitive kane qene 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Fier, Sarandë, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Gramsh.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.