Sot aksidentoi familjen me 3 anëtarë, Ajas Sulejmani, trafikant droge i kërkuar nga policia britanike

8 May 2022, 14:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot aksidentoi familjen me 3 anëtarë, Ajas Sulejmani, trafikant droge

Ajas Sulejmani, shoferi i automjetit luksoz që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën e Kavajës ka qenë në kërkim nga Britania e Madhe për trafik droge.

Ende nuk dihet nëse e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë britanike.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të diele te rruga e Kavajës. Një çift bashkëshortësh dhe fëmija e tyre 3 muajsh u përplasën nga Sulejmani.

Sipas asaj që njoftoi policia, ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

 


Video