Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka dalë një tjetër fragment nga ngjarja e rëndë e kësaj të diele në Tiranë.
Benzi G Class, në timonin e së cilit ishte një person problematik, Ajes Sulejmani, një trafikant droge, por, siç ka rezultuar edhe i droguar në atë moment.
Pasi përplasi një çift me fëmijën e tyre 3-muajsh duke kaluar vijat e bardha, për shkak se fut me të kuqe në semafor, ai devijoi dhe u përfundoi në trotuar, pranë një peme, ku siç shihet, për pak i ka marrë jetën një personi me biçikletë.
Por dhe ky i fundit, ashtu siç çifti me foshnjën, për fat kanë vijuar jetën.
Çështja tashmë është se çfarë do të bëhet me autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, do marrë ndëshkimin ligjor, apo do ia hedhë si edhe herët e tjera.