Nëse nuk je nën hetim, i thirrur për të dëshmuar, apo pjesë e drejtësisë, është e vështirë të të dish se çfarë ndodh pas xhamave të një prej godinave më hijerëndë në vend, SPAK-ut.
Shumë pak janë pamjet që rrjedhin nga kjo ndërtesë hermetike, dhe pse para saj qëndrojnë ditë e natë gazetarë e kameramanë të shumtë. E sot, është ambasada amerikane në Tiranë që ka shpërndarë disa pamje nga brenda ambienteve të SPAK.
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA David Ëisner është takuar sot me kreun e SPAK Altin Dumani dhe zyrtarë të tjerë teksa ka shpërndarë disa pamje nga vizita.
Ajo që bie në sy janë zyrat e mbushura me dosje dhe materiale të ndryshme, në disa raste të vendosura në dysheme dhe herë-herë mbi raftet që arrijnë deri në tavan.
Po ashtu, Dumani dhe prokurorët e tjerë duket se janë kujdesur që t’i zbukurojnë zyrat e tyre me motive patriotike, simbole kombëtare dhe me bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Shikoni pamjet më poshtë: