SKEMA: Si OLIGARKËT përdorin pushtetin e tyre që shoqëritë të mb...
16 Shtator, 13:05Fokus
Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra nga Belinda Balluku.
Raportohet se ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. Ilir Bejtja ka qenë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste.
Njoftimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU