Plumb në kokë duke pirë kafe, si e vrau Laert Haxhiu, 'QORRIN' në Athinë!

28 Shtator 2023, 11:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lulzim Qorri/ Laert Haxhiu

Banda e Laert Haxhiut nuk organizoi dhe kreu vrasje vetëm në Shqipëri, por edhe dy në Greqi.

“Laert Haxhiu është organizatori dhe porositësi i vrasjeve në Athinë të Lulzim Qorrit dhe Dikens Halili. Të dhënat do i çohen autoriteteve në Athinë” tha Rrumbullaku.

Lulzim Qorri lindur e banues në Grabian të Lushnjës, i arrestuar nga policia shqiptare për trafik droge u vra më 12 dhjetor 2018 rreth orës 22:40 në një bar në rrugën “Kritis 23” në Athinë.

Ai u qëllua me plumb në kokë, teksa ndodhej i ulur në një vend pranë vitrinës së lokalit. Autori e qëlloi nga jashtë dhe më pas u largua me një motor që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij.

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.

Video