Pse nuk ekstradohet Laert Haxhiu nga Greqia, ja çfarë thotë drejtori i Policisë

28 Shtator 2023, 10:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Laert Haxhiu

Laert Haxhiu një emër me rekorde kriminale, i arrestuar në Greqi, ende nuk është ekstraduar nga shteti grek te autoritete e drejtësisë shqiptare.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se janë në komunikime të vazhdueshme me zyrën e Interpolit.

Jemi ne komunikime të vazhdueshme me zyrën e Interpolit kemi besim se mund ta arrijmë pavarësisht problematikave që kemi para mes dy vendeve. Jemi në bashkëbisedime për të zgjidhur problemin e çështjeve të ekstradimit me Greqinë, por edhe për raste të tjera për të gjithë shtetasit shqiptar.’- tha Rrumbullaku.

Video