Kush është i penduari i drejtësisë që fundosi grupin e vrasësve me pagesë që komandoheshin nga Laert Haxhiu

27 September 2023, 22:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është i penduari i drejtësisë që fundosi grupin e
Artan Tafani

Artan Tafani rezulton të jetë pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë dhe ndër emrat që ka përmendur para hetuesve për vrasjet që janë zbardhur është edhe emri i Haxhiut.

Dëshmia e Tafanit para uniformave blu ka zbuluar deri tani 6 vrasje në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat, ndërsa janë firmosur gjithashtu edhe 15 urdhër-arreste.

Artan Tafani është arrestuar në Lushnje disa ditë më parë si autor i grabitjes së një pike këmbimi valutor në Astir të Tiranës. Arrestimi i tij ishte mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe dyshimeve të përfshirjes së tij në grupin e Haxhiut.

Si u arrestua Artan Tafani

Ai është autori i grabitjes së 40 mijë Eurove në pikën e këmbimit valutor në Astir mëngjesin e 28 Qershorit 2023. 39-vjeçari rezulton se përdor edhe emrin Marius dhe sipas policisë ka qenë dhe më parë i dënuar për vjedhje.

Pas grabitjes ai u largua me biçikletë dhe me ndihmën e një tjetër personi e ka fshehur në një garazh automjetesh. Policia ka zbuluar dhe më pas ka arrestuar se bashkëpunëtori i Tafanit ishte Enio Meçaj, 35 vjeç, banues në Fier.

 


Video