
Deri në 6 milionë dollarë / Partia Demokratike lobon në SHBA me ...
26 Prill, 19:51Fokus
Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Dukagjin.
Informacione të pakonfirmuara bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri drejt babait me djalin e tij. Nga të shtënat ka mbetur i vdekur shtetasi Zef Guri.
Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur djali i tij, Gjin Guri, i cili është transportuar drjet spitalit.
Ngjarja ka ndodhur në Malin e Shoshit në Dukagjin, ku tashmë kanë mbërritur edhe forcat e policisë.
Mësohet se Gjin Guri ka qenë shënjestër e një atentati në vitin 2021, kur i vendosën lëndë shpërthyese në lokalin në pronësi të tij, si dhe ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit në këtë zonë dhe gjatë një kontrolli në vitin 2015 kishte hapur zjarr ndaj forcave të policisë.