“Çuni më i mirë, me lekë...”/ Flet i afërmi i Fatjon Dervishit: Ishte babai i dy fëmijëve!

27 September 2023, 13:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Çuni më i mirë, me lekë...”/ Flet i

Një i afërm i Fatjon Dervishit ka folur për mediat pas vrasjes së 38-vjeçarit në Sukth.

Ai tregoi se Dervishi sapo ishte duke bërë lokalin e tij afër shtëpisë. I afërmi tregoi se 38-vjeçari jetonte në Itali.

“Vetëm për këtë çunin (Fatjon Dervishi) njoh se vjen pi kafe me ne. Çuni më i mirë pra. Çun tamam, me lekë me dreq, sa ishte duke bërë lokalin atje afër shtëpisë”, tha ai.

Fatjon Dervishi, 38 vjeç, humbi jetën pasi u ekzekutua pak pas mesnatës nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në fshatin Katund të Sukthit.

Ai ishte babai i dy fëmijëve. Në zonën ku u vra jeton vetëm i ati. Sipas gazetares Enkeleda Arapi, Dervishi nuk ka precedentë penalë në vendin tonë. Kjo ka vështirësuar edhe punën e grupit hetimor për ngritjen e një piste pse ndodhi ky krim.

Dervishi mori 2 plumba në organet jetësore, autorët e ngjarjes vijojnë të mbeten të paidentifikuar.


Video