Vrasja e nipit të “Arapit të Sukthit”, flet kushëriri i 38-vjeçarit: Ishte baba i dy fëmijëve, vëllain e ka...

27 Shtator 2023, 10:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dëgjova krisma”, ka deklaruar se një kushëri i 38-vjeçarit, Fatjon Dervishi që u vra në një atentat mesnatën e së martës në Katund të Sukthit.

Ai deklaroi se po punonte si roje nate kur dëgjoi të shtënat me armë. Ndërsa shtoi se viktima ishte djalë i urtë dhe se i vëllai ndodhet në burg për drogë.

“E njoh që fëmijë, punonte në Gjermani, vinte në Shqipëri, ikte prap. Ishte djali i urtë, jam kushëriri i tij. I dëgjova krismat. Lashë punën dhe ika. Ai ishte i martuar, ka dy fëmijë, i ka jashtë. Ishte djalë me norma, vetëm babain ishte në Shqipëri.

I vëllai i tij është arrestuar për drogë jashtë. Djalin që ishte me të në makinë nuk e njoh. Ishte në një lokal në Sukth, nuk di të ketë konflikte me njeri”, tha kushëriri.

Video