I dënuar për mashtrim, arrestohet në Tiranë ish-trajneri i futbollit

27 Shtator 2023, 17:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim me akuzën e mashtrimit. Në pranga ka rënë Shpëtim Hyseni, 55 vjeç, banues në Tiranë, ish-trajneri i futbollit.

Hyseni ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Video