Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Publikohet foto e 38 vjeçarit, Toni Dervishi që u ekzekutua në orët e vona të mbrëmjes së 26 shtatorit në Katund Sukth të Durrësit.
Në një njoftim të policisë të shpërndarë sot mësohet se në momentin kur ka ndodhur atentatit ai ka qenë i ulur në sediljen e shoferit.
Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi Toni Dervishi ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.