Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e operacionit “Never Forget”, falë së cilit u zbardhën disa ngjarje të rënda kriminale.
Operacioni që nisi mbrëmjen e mërkurës dhe vijoi deri në orët e para të ditës së sotme, u finalizua me ekzekutimin e 12 urdhërarresteve. 4 persona të tjerë u shpallën në kërkim.
6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh janë zbardhur nga Policia e Shtetit falë të penduarit, Artan Tafani.
39-vjeçari është anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares dhe ka zbuluar 19 ngjarje të rënda kriminale.