Ambasada e SHBA “zbarkon” në SPAK, mesazhi i fortë: Keni mbështetjen tonë të plotë për çrrënjosjen e korrupsionit

28 Shtator 2023, 16:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i SPAK Altin Dumani dhe Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA David Wisner

Zyrtarët e lartë të ambasadës amerikane në Tiranë kanë vizutuar sot ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I Ngarkuari me Punë David Ëisner i shoqëruar nga kolegët e ambasadës amerikane që mbështesin sektorin e drejtësisë, u takuan sot me kreun e SPAK, Altin Dumani si dhe hetuesit e kësaj strukture.

Ambasada e SHBA shpreh mbështetjen e plotë ndaj SPAK për çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Mesazhi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Ëisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

Video