Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një tjetër shtetas italian ka ndërruar jetë në plazhet e Sarandës.
Policia njofton se rreth orës 14:30 minuta, në plazhin e Centralit në Sarandë ka ndërruar jetë 77-vjeçari italian me inicialet G.V.
Dyshimet e para janë që i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Ky është rasti i dytë që një turist italian humb jetën në Sarandë. Pak ditë më parë po prej infarktit ndërroi jetë një i ri.
Njoftimi i policisë
Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes