Po pastronte armën, por qëllon aksidentalisht gruan, ndërron jetë 54-vjeçarja në Mirditë

21 August 2022, 12:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Po pastronte armën, por qëllon aksidentalisht gruan, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesdite në Mirditë. Bëhet e ditur se një 61-vjeçar i ka marrë jetën bashkëshortes aksidentalisht ndërsa pastronte një armë zjarri.

Policia bën të ditur se Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore Vitore Pacuku.

Zonja ishte e plagosur me armë zjarri dhe për pasojë humbi dhe jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jezull ndërsa dyshohet se 61-vjeçari Paulin Pacuku ka qëlluar bashkëshorten e tij me armë zjarri pistoletë ndërsa e pastronte.

Pacuku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale

NJOFTIMI I POLICISE

Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. P., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video