Dërgohen në laborator pajisjet që iu sekuestruan rusëve, çfarë u gjet në çipat e tyre

21 August 2022, 09:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dërgohen në laborator pajisjet që iu sekuestruan rusëve,
Mikhail Zorin

Në çantën e 24-vjeçarit Mikhail Zorin është gjetur një aparaturë spiunazhi.

Në çipet e kësaj pajisje janë zbuluar disa foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit.

Tre shtetasit e huaj që paraprakisht dyshohet të jenë përfshirë në spiunazh, kanë hyrë në vendin tonë  një javë më parë, dhe në Gramsh kanë qëndruar gjatë 2-3 ditëve të fundit.

Megjithatë, në dëshminë e tyre, ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe se fotot që shkrepin i publikojnë në llogarinë e tyre në Instagram ku postojnë kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik

Ata kanë thënë se fotografojnë kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

 


Video