DETAJE/ 4 çekë po filmonin tunelet e kundërajrorëve në uzinën e Poliçanit, arrestohen

21 August 2022, 13:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ 4 çekë po filmonin tunelet e kundërajrorëve
Uzina në Poliçan

Pas sulmit në Gramsh, ushtria shqiptare është vënë në alert për sa u përket vëzhgimit të bazave ushtarake. 4 shtetas nga Çekia të moshës 40-45 vjeç, të cilët po filmonin fabrikën e fishekëve dhe tunelet në Poliçan janë arrestuar nga policia mesditën e sotme.

Polica ushtarake ka konstatuar 2 makina me targa të huaja dhe ka njoftuar policinë e rendit.

4 të huajt kanë hyrë në tunelin që mbante makineri që kanë prodhuar pjesë për kundraajror.

Ndërkohë policia e Poliçanit, u konstatua se në orët e para të mëngjesit një nga dyert e tuneleve i është dëmtuar kyçi.


Video