Publikoi videot intime të 26-vjeçares në rrjetet sociale, arrestohet në Tiranë emigranti nga Anglia

21 August 2022, 13:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Publikoi videot intime të 26-vjeçares në rrjetet sociale,

I kishte publikuar video intime në rrjete sociale një shtetaseje, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, vihet në pranga 34-vjeçari Viktor Guraj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një 26 vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

- Viktor Guraj, 34 vjeç, banues në Fier dhe në Angli.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Viktor Guraj i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 


Video