E FUNDIT/ Arrestohen disa shtetas të huaj në Poliçan, po filmonin tunelet dhe fabrikën e fishekëve

21 August 2022, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E FUNDIT/ Arrestohen disa shtetas të huaj në Poliçan, po
Uzina në Poliçan

Pas sulmit në uzinën e Gramshit, duket se një tjetër precedent i ri po përsëritet.

Dy persona janë kapur sot dy shtetas të huaj, që po fotografonin uzinën e Poliçanit.

Një zyrtar i lartë i policisë tha për gazetaren Klodiana Lala se dy shtetas të huaj janë ndaluar teksa po fotografonin pjesën e një tuneli që të dërgonte në ambiente te brendshme të uzinës së Poliçanit, ndërsa shtoi se pritet që në vendngjarje të mbërrijnë prokurorët.

Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgona të FNSH. Mendohet se dy personat e ndaluar janë femra, ndërsa mendohet se kanë thyer kyçin e një tuneli që bëheshin armatime.


Video