Arrestimi i rusëve të dyshuar si spiunë, në Elbasan zbarkon edhe Gledis Nano

21 August 2022, 15:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestimi i rusëve të dyshuar si spiunë, në Elbasan zbarkon

Pas ngjarjes në Uzinën e armëve në Gramsh ku dy rusë e një ukrainas sulmuan dy ushtarë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mbërriti sot në Prokurorinë e Elbasanit.

Dy rusët, një burrë dhe një grua dhe ukrainasi u morën sërish në pyetje por sërish mohuan të jenë agjentë.

Autoritetet nuk besojnë dëshminë e tyre fillestare duke u nisur nga reagimi që ata bënë, ku pasi hodhën spraj ndaj ushtarëve shqiptarë, dy të tjerët u larguan menjëherë me makinë në drejtim të Cërrikut, ku edhe u ndaluan më vonë.

Ndërkohë, në Poliçan policia ka ndalur 4 shtetas çekë, po me aparate fotografikë. Dy prej tyre ishin futur brenda tuneleve të kundërajrorëve në këtë zonë, ndërsa dy të tjerë i prisnin në distancë. Të katër shtetasit çekë thanë paraprakisht se nuk kanë qëllime të këqija.

 


Video