Zbardhet dëshmia e çekëve që u kapën sot në tunelin e uzinës së Poliçanit: Jemi turistë, nuk kemi qëllim të këqija

21 August 2022, 14:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbardhet dëshmia e çekëve që u kapën sot në

Zbardhen të tjera detaje rreth 4 çekëve të arrestuar sot në Poliçan, pas veprimeve të dyshimta se po fotografonin uzinën e armatimeve në këtë qytet.

Fjalët e para që kanë thënë dy çekët që u kapën në tunel, ishin me justifikimin se kishin humbur rrugën.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke.

Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre.

Mësohet se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të armatimeve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkallmuar.


Video