"Në nivelet e larta, po ndodh një betejë e pamëshirshme", Artan Hoxha pas atentatit: Ka ndryshuar hierarkinë drejtuese

18 August 2022, 12:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Në nivelet e larta, po ndodh një betejë e
Artan Hoxha

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka reaguar pas atentatit mafios të regjistruar sot në Vlorë, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi 37-vjeçari Geno (Shpati) Lena dhe 34-vjeçari Hakim Xhezo, i njohur si "Bushi".

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se në nivelet e larta të krimit të organizuar po ndodh një betejë e pamëshirshme, që tashmë ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te pakten nje dekade në vazhdim. Ai shton më tej se në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashte kontrollit.

Sipas Hoxhës shteti nuk është as spektatore, por një agjenci funerale, që i duhen marangozë për të përballuar fluksin e të vdekurve.

Postimi i plotë:

Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi uren e Fushe Krujes, shkrova kete status, ..: Për fat te keq, vetem nje muaj pas, pas atentatit të sotem në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze eshte me shume se tragjik.
Nese në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh nje beteje e pameshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkine drejtuese për te pakten nje dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashte kontrollit….
Ku shteti tashme nuk eshte as spektator, por nje agjensi funerale, qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangoze të zote per te perballuar fluksin e te vdekurve….

 

"Në nivelet e larta, po ndodh një betejë e

postipng 

 


Video