Atentati me dy të vdekur në Vlorë, policia jep detajet zyrtare: Makina e autorëve pa targa

18 August 2022, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati me dy të vdekur në Vlorë,  policia jep detajet zyrtare:
Pamjet nga vendi i atentatit

Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me atentatin e regjistruar mëngjesin e sotëm në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Blutëe Vlorës sqarojnë se si pasojë e atentati kanë mbetur dy të vrarë, ende të paidentifikuar, të cilët po lëviznin me automjetin tip "Benz".

Gjithashtu bëhet me dije se në fshatin, Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe një automjet i djegur tip "BMW", pa targa, e cila dyshohet se iu përket autorëve. Brenda automjetit janë gjetur edhe tre kallashnikovë.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip "Benz".

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMW", pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.


Video