VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët kanë qenë tre, mbi viktimat u zbrazën mbi 30 plumba

18 August 2022, 10:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët kanë qenë tre, mbi
Pamjet nga vendi i ngjarjes

Kanë dalë pamjet nga vendi i ngjarjes ku u regjistruar atentai i mirëorganizuar i regjistruar paraditen e kësaj të enjte tek mbikalimi i Panajës në Vlorë, në afërsi të autostradës.

Si pasojë e atentatit kanë mbetur dy viktima, të cilët kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip "Benz".

Dyshohet së atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe sipas dëshmitarvë, autorët kanë qenë tre persona, dy në rolin e qitësit dhe një tjetër drejtues i automjetit.

Ata dyshohet se kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash, mbi 60 të plumba kallashnikovi. Pas atentatit, makina e viktimave ka përfunduar në kanal.

Pak momente pas atentatit, është gjetur një automjet i djegur në fshatin Çerven të Fierit, e cila dyshohet se ju përket autorëve. Brenda automjetit të djegur janë gjetur dhe kallashnikovët.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave.

 

 


Video