Një atentat me armë zjarri është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në Vlorë. Dyshohet se dy persona janë vrarë brenda makinës së tyre.
Mësohet se viktimat kanë qenë duke lëvizur me makinën e tyre tip "Benz" tek mbikalimi i Panajasë, në afërsi të autostradës, në momentin kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga mbrapa, nga persona ende të pa identifikuar. Pas atentatit, makina ka përfunduar në kanal.
Dyshohet se viktimat janë ndjekur nga autorët dhe atentati ka qenë i mirëorganizuar. Sipas dëshmitarëve kanë qenë tre autorët e atentatit, dy në rolin e qitësit dhe një në rolin e drejtuesit të automjetit.
Pak momente pas atentatit, është gjetur një automjet i djegur në Frakull të Fierit, e cila dyshohet se iu përket autorëve.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave.