Arratia i zgjat pak, në pranga kamarieri që vrau klientin për një vendparkim, ishte fshehur në…

17 August 2022, 23:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arratia i zgjat pak, në pranga kamarieri që vrau klientin për
Skena e krimit në Sarandë

Autori i vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakia, në Sarande, ka rënë në prangat e policisë.

Burime bëjnë se dije se Xhanelo Tarja ishte fshehur në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes. Po ashtu është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i të riut, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Vrasja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, për parkimin.

Bakia kishte parkuar para restorantit të hotelit ku punonte Tarja dhe ky i fundit i ka kërkuar të lirojë vendin.

Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë. Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Kujtojmë se Bakiaj u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.


Video