Me Fluturën në makinën e blinduar gati për atentat, a do merrte Nikoll Sherrniku hak për Brilant Martinajn?

17 August 2022, 14:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me Fluturën në makinën e blinduar gati për atentat, a do
Brilant Martinaj dhe Nikoll Sherrniku

Policia e Lezhës arrestoi ditën e sotme 28-vjeçarin Nikoll Sherrniku dhe 34-vjeçaren Flutura Berisha, pasi u kapën brenda një automjeti të blinduar tip "Toyota" me një armë zjarri kallashnikov me fishekë në fole gati për qitje, një karikatore tjetër të mbushur me fishekë dhe dy radio marrëse–dhënëse, si ato të Policisë.

Ata janë kapur në afërsi të një pallati në Kune të Shëngjinit, teksa në momentin kur kanë parë policinë kanë tentuar të arratisen dhe gjatë tentativës për t'u larguar, Flutura Berisha është munduar të fshehë dhe kallashnikovin.

Sipas policisë, 34-vjeçarja kishte rolin e drejtueses së mjetit, teksa bashkë me ta ndodhej dhe një i mitur 15 vjeç.

Sipas bluve të Lezhës, nga hetimet dyshohet se Nikoll Sherrniku dhe Flutura Berisha do të kryenin një ngjarje kriminale. Gjithsesi, policia thotë se për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera në lidhje me rastin.

A e kanë autoritet një emër konkret se kë do të vrisnin Nikoll Sherrniku dhe Flutura Berisha dhe a ishte ky atentat i mbetur në tentativë një hakmarrje për vrasjen e trefishtë të regjistruar pak kohë më parë tek mbikalimi i Fushë-Krujës Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Nikoll Sherrniku ishte shok i ngushtë me Brilant Martinajn. Ditën e sotme, 28-vjeçari theu dhe masën e sigurisë "arrest shtëpie" të vendosur në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xhuliano Prela.

Ai dyshohej s kishte lëvizur bashkë me Brilant Martinaj me mjetin që u kap nga kamerat ditën e ngjarjes, e cila ishte në pronësi të një personi që kishte ndrruar jetë nga Covid-19 dhe dyshohej se përdorej nga dy të rinjtë.

Në atë kohë, policia arrestoi Nikoll Sherrnikun dhe shpalli në kërkim Brilant Martinajn, por i pari la qelinë pas pretendimeve se ditën e ngjarjes ndodhej në shtëpi për të festuar ditëlindjen e tij.


Video