Mori 240 mln lekë të tenderit që "dogji" Fatos Tushen, lirohet nga qelia biznesmeni Ibrahim Lami

17 August 2022, 13:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mori 240 mln lekë të tenderit që "dogji" Fatos Tushen,
Fatos Tushe

Biznesmeni Ibrahim Lami ka lënë qelinë, pasi ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg i akuzuar për tenderin 24 milionë lekë të reja për rehabilitimin e një kanali vaditës në Lushnjë.

Për këtë aferë u arrestua edhe ish-kryetari bashkisë i Lushnjës, Fatos Tushe, i cili ndodhet ende në qeli, si dhe disa ish-vartës të tij në bashki.

GJKKO vendosi lirimin e biznesmenit për shkak se koha e paraburgimit është me e gjatë se koha e vuajtjes së dënimit.

Zyrtarët e bashkisë përfunduan në pranga me kërkesë të SPAK pasi kishin favorizuar biznesmenin në fjalë për marrjen e tenderit për kanalin vaditës me vlerë 24 milionë lekë të reja, teksa biznesmeni kishte ndërhyrë që vajza e Tushes të merrte provimin në Fakultetin e Mjekësisë.


Video