Një 40-vjeçar shqiptar në Patisia të thinës në Greqi duket se është vënë në shënjestër të disa personave ende të paidentifikuar, pasi i kanë djegur makinë e tij dy herë për dy ditë me radhë.
Mediat greke raprtojnë se në datën 12 gusht, në orën 01:40, persona të panjohur i janë afruar makinës së shqiptarit dhe i kanë vënë flakën, duke i shkaktuar dëme në pjesën e përparme të saj. Policia gjeti në vendngjarje shishe butani dhe mbetje plastike.
Rasti dytë i zjarrvënies i dytë u regjistrua në orën 03:05 të mëngjesit të 13 gushtit, kur sërish persona të panjohur i janë afruar makinës së emigrantit shqiptar 40-vjeçar dhe i kanë vënë flakën mjetit që ndodhej i parkuar në rrugën Yrkanias duke e shkatërruar plotësisht.
Autoritetet greke po hetojnë për konfliktet që mund të ketë 40-vjeçari për të arritur në gjurmët e autorëve.