Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tashmë është kthyer në një diçka të zakonshme ku pjesën më të madhe të makinave luksoze në Shqipëri e sheh me targa të personalizuara, ku mbajnë emra të çuditshëm.
Një ditë më parë raportuam për një makinë luksoze me targën e personalizuar "DR63OGA" që lëvizte nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa së fundmi, gazetari Armand Bajrami na tregon një tjetër targë të personalizuar po aq interesante se dhe e para.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet një automjet tip "Mercedes GLE" i fotografuar në Rinas, i cili mban targën "P44PUN".
"Edhe "Mercedes GLE", edhe "pa punë". Kjo është ç'është..." shkruan gazetari krahas fotos.
