Babai rreh hajdutin me grushte pasi i grabiti varësen të birit

17 August 2022, 10:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Babai rreh hajdutin me grushte pasi i grabiti varësen të birit
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një person tjetër. Në pranga është vënë shtetasi me inciale J. C., banues në Vorë.

Blutë e kryeqyetit njofton se 27-vjeçari akuzohet për veprën penale "Vjedhja me dhunë", pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S.

Policia ka proceduar dhe shtetasin A. S. (babai i shtetasit O.S.), pasi me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.

Në përfundim të veprimeve, policia ka referuar materialet në Prokurori dhe për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video