Kush është "HEROI" që shpëtoi nga mbytja motër e vëlla në Shëngjin, mbeti vetë i dëmtuar (EMRI)

17 August 2022, 10:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është "HEROI" që shpëtoi nga mbytja
Robert Neçaj

Dy pushues nga Kosova, motër e vëlla, u rrezikuan të mbyteshin mesditën e djeshme në plazhin e Shëngjinit. "Heroi" që u shpëtoi jetën ishte vrojtuesi i plazhit.

Mësohet se bëhet fjalë për personin në fotografinë e mëposhtme i dientifikuar si Robert Neçaj. Sipas informacioneve, i riu ka mundur t’u shpëtojë jetën të rinjve por vetë ka mbetur i dëmtuar.

Vëlla e motër, pas transportimit në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore u konstatua se janë jashtë rrezikut për jetën.

Kjo nuk është hera e parë që Neçaj bën një gjest heroik. Ai ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish gjatë detyrës së tij.


Video