Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi

18 August 2022, 08:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet shoferi
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Dibër.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kuben”

Policia e Dibrës njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin H. V.,  69 vjeç, banues në Peshkopi

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video