Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua në Elbasan. Si degradoi sherri banal deri në nxjerrjen e armës

17 August 2022, 23:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua në Elbasan. Si
Viktima Madrit Ulqinaku

Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një vrasje me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës.

Viktima është Madrit Ulqinaku, rreth 25 vjeç. Ai sapo kishte dalë nga një lokal dhe po futej në makinë, ndërsa është qëlluar nga një 20-vjeçar i cili e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë afër "Elbasan Arena" dhe më pas është larguar me një makinë.

Ky është 25-vjeçari që u ekzekutua në Elbasan. Si
Madrit Ulqinaku

Autori dhe viktima kanë pasur një sherr banal, jashtë ambienteve të një lokali. Më pas në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë për të qetësuar gjakrat, por më pas 20-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar për vdekje Ulqinakun.

 “Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan”, deklaroi policia.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërsa mësohet se është lokalizuar edhe zona ku mendohet se është fshihet, ndërsa mendohet se ai është ndihmuar nga disa persona për t’u larguar nga vendngjarja.


Video