Vrasja në Sarandë, arrestohet dy vëllezërit, në pranga edhe pronari i hotelit (EMRAT+VIDEO)

18 August 2022, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Sarandë, arrestohet dy vëllezërit, në pranga
Xhanelo Taraj

Policia e Sarandës ka arrestuar 24-vjeçarin Xhanelo Taraj nga Laçi, i cili pasditen e djeshme vrau me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj nga Tepelena. Në pranga është vënë dhe vëllai i tij, Xhoi Taraj 18-vjeç, pasi kanë qenë të dy në momentin e krimit pranë një hoteli në Sarandë ku dy vëllezërit ishin të punësuar.

"Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se mbrëmjen e djeshme, në rrugën "Lefter Kalo", në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Klodian Bakiaj, 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës." thuhet në njoftimin e Policisë.

Blutë e Sarandës kanë vënë në pranga edhe shtetasin Genci Ahmeti, 41 vjeç, administrator i hotelit ku ishin të punësuar dy vëllezërit Taraj, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.

Dy vëllezërit akuzohen për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", ndërsa Genci Ahmeti për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Dyshohet se shkaku i konfliktit që përfundoi në tragjedi ka qenë një vend parkimi. Mësohet se Klodian Bakiaj, i cili mbeti i vdekur pasi mori dy goditje me thikë në kraharor, kishte parkuar para restorantit ku punonte Xhanelo Tarja.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Video