
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e regjistruar pasditen e djeshme në Sarandë ku dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjec, nga Laçi, vranë me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj nga Tepelena.
Mësohet se ky i fundit ka tentuar të parkoje mjetin përballë një hoteli ku ishin të punësuar dy vëllezërit. Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar 18 vjecari, verbalisht e me pas fizikisht me grushte.
Më pas, Xhanielo Tarja, pas ka parë skenën ku i vëllai po zihej me grushte, ka shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marre një thike duke shkuar e goditur dy herë ne zemër 41 vjeçarin.
Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin kamerierë tek hoteli ne pronësi të burrit të vajzës se dajës se tyre. Pas krimit ata mësohet se kane zbritur ne një ngushtice poshtë hoteli dhe janë strehuar ne një bodrum.
Në Komisariat ata kane shprehur pendese për ngjarjen e rëndë.
Policia njoftoi sot arrestimin e dy vëllezërve dhe pronarin e hotelit Genci Ahmeti.