Masakra e Hutrës, reagon Çuçi: Vrasjet do ishin shmangur nëse do ishte në burg nga sistemi i drejtësisë

1 Mars 2023, 19:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bledi Çuçi dhe Dan Hutra

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për masakrën e regjistruar mesditën e sotme, ku 40-vjeçari Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, në tre vende të ndryshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi përgëzon Policinë e Shtetit për arrestimin e autorit dhe shprehet se ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale.\

"Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave!" shkruan Çuçi.


Video