Hakerimi i SPAK/ Drejtori i Hetimit Tatimor mohon akuzat: Shpifje dashakeqe!

23 Janar 2026, 15:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anton Martini

Drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini, ka reaguar pas disa lajmeve të publikuara në media, të cilat përmendin emrin e tij në skandalin e hakerimit të e-maileve të SPAK.

Martini i ka cilësuar këto lajme si të pavërteta dhe dashakeqe, duke bërë të ditur se për këtë çështje ka kontaktuar edhe me prokurorin e çështjes.

Reagimi i plotë i Martinit

“Asnjë material nuk më ka ardhur. Asnjë material nuk kam lexuar, asnjë material nuk kam shpërndarë. Janë krejtësisht dashakeqe.

Në lidhje me përmendjen dashakeqe të emrit tim në disa shkrime të publikuara sot, që më lidhin me çështjen e daljes së disa akteve nga email-i i Prokurorisë së Posacme, sqaroj se nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë dijeni për këtë fakt, në asnjë rrethanë.

Për këtë arsye, kam kontaktuar edhe prokurorin e çështjes, të cilit i shpreha shqetësimin tim lidhur me këto shpifje të pabazuara.

Gjithashtu, si ish-koleg i tyre, shpreh mbështetjen time të plotë për punën dhe integritetin e Prokurorisë së Posacme”


Video